Dhuna ndaj protestuesit, shkrimtari: Është student, im bir nuk është terrorist

Shembja e Teatrit Kombëtar ditën e sotme është shoqëruar me shumë episode dhune të policisë ndaj qytetarëve, artistëve dhe gazetarëve.

Ky është momenti kur policia ka arrestuar në mënyrë brutale një prej protestuesve.

Mësohet se ai është një student i Akademisë së Arteve dhe djali i shkrimtarit dhe gazetarit Rexhep Shahu.

Është vetë Shahu që e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në Facebook ku ka bërë thirrje dhe për lirimin e tij.

 Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Lirojeni! Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…” – shkruan Shahu.

SHKARKO APP