Dhuna ndaj Qamil Xhanit, Kaba i kthehet Ramës: Dhunën ndaj lajmësit nuk e pranon as Kanuni!

Arrestimi dhe dhuna e ushtruar mbrëmjen e së premtes ndaj Kryeredaktorit të “KOHA JONË”  Qamil Xhani, i cili po ushtronte detyrën e tij, ka shkaktuar një lumë reagimesh në radhët e gazetarëve, por edhe në opinionin publik.

Një reagim i tillë vjen nga gazetari Dritan Kaba.

“Ndalohet dhe goditet nga forcat e policise Kryeredaktori i “koha Jone” Qanil Xhani.

Tashme nuk eshte vetem nje rast qe gazetaret dhunohen fjate ketyre diteve te fundit. Une solidarizohem me kolegun Xhani.

Edi Rama i ka hipur kalit mbrapsht. Ky akt kriminal ndaj nje gazetari gjate ushtrimit te detyres se tij, duhet te marre nje pergjigje te qarte. Nuk ka asnje dyshim qe eshte Edi Rama, i cili frymezon dhe inspiron kete dhune te paprincipte.

Dua t’i kujtoj Edi Rames se gazetaret e “Koha Jone” kane ne ADN e tyre, te gjithe brezat qe kane kaluar ne ate shkolle te medias shqiptare, refuzimin e frikes dhe deshiren per tu perballur me te keqen e pushtetit. Sa me arrogant pushteti, aq me e forte qendresa.

Dua t’i them se pikerisht se nga ajo gazete edhe nga ata gazetare, ka marre kurajo edhe ai sa here kishte frike dhe dridhej. Nga ajo gazete mori edhe emer si publicist.

Dhunen ndaj lajmesit nuk e pranon as Kanuni. Edi Rama dhe banda e tij e hjekesve nuk njohin as ligje, as Kushtetute dhe as moral, jo me normat e burreriise se Kanunit.”

Ndalohet dhe goditet nga forcat e policise Kryeredaktori i “koha Jone” Qanil Xhani.
Tashme nuk eshte vetem nje rast qe…

Pubblicato da Dritan Kaba su Venerdì 11 dicembre 2020

SHKARKO APP