Dhuna në Elbasan, Stojku: Një bandë kriminelësh ordinerë dhunoi opozitën, Rama lider i tyre

Kryetari i Aleanca Demokracia e Re, Edmond Stojku reagon pas skenave të dhunës të shfaqura sot në Elbasan ku simpatizantë të PS dhe PD.

Përmes një postimi në Facebook, nën titullin “Dhuna si platformë politike”, Stojku shprehet ndër të tjera se “Rama s’ndaloi një bandë të armatosur kriminelësh ordinerë për të goditur mbështetës të opozitës dhe për të shpallur se strategjia politike e tij tashmë ka vetëm një mjet të fundit për mbijetesë: Dhunën e hapur!

Reagimi i plotë:

DHUNA SI PLATFORME POLITIKE

Demokracia sot vdiq!Edhe politikisht!

Sot në Ditën e Verës, në zemër të Elbasanit, në qendër të vëmendjes kombëtare për një festë që ka vite që bashkon njerëzit – Edi Rama s’ndaloi një bandë të armatosur kriminelësh ordinerë për të goditur mbështetës të opozitës dhe për të shpallur se strategjia politike e tij tashmë ka vetëm një mjet të fundit për mbijetesë: Dhunën e hapur!

Edi Rama i vuri kësaj dhune fytyrën, shtatin e tij të gjatë, suportin më të plotë politik dhe njëherësh lajmëroi se kjo fushatë është mes gjithë partive politike që aspirojnë një komunikim civil dhe një bande të madhe të organizuar kriminale që ai e drejton dhe komandon personalisht.

Edi Rama shpalli në Elbasan lajmin më ogurzi se zgjedhjet e vitit 2021 janë një farsë. Ata që punojnë në administratë qysh sot janë nën presionin të deklarojnë sa veta kanë në shtëpi dhe të garantojnë se vota e tyre do të shkojë për PS. Ndryshe i pret uria…Ata që nuk varen nga administrata, do të ballafaqohen me kërcënimin fizik se nëse nuk shkojnë të votojnë për PS-në, janë të rrezikuar me jetë.

Ata që kundërshtojnë këtë skenar mafioz, dhunohen ditën për diell në mes të qytetit dhe askush nuk mban përgjegjësi për cfarë mund t’u ndodhë.Rama, kështu po realizon pucin më të ndyrë para-ushtarak kriminal, që ngushton çdo hapësirë demokratike dhe çdo mundësi veprimi politik mbi bazë programesh dhe idesh.

Kandidatët e ADR kanë mbledhur gjatë këtyre ditëve dhjetra dëshmi të kërcënimit të hapur dhe të drejtpërdrejtë që grupe të armatosura kriminale, të lira dhe me mbështetje politike, kanë ushtruar në shumë qendra banimi. Në mënyrë të hapur dhe me zë të lartë, personazhe që duhej të ishin në burg, figura që janë në kërkim – deri edhe për vrasje, emra që njihen botërisht si drejtues të narkotrafikut dhe të botës së zezë të krimit ordiner janë angazhuar sot hapur në mbështetje të Rilindjes për të realizuar atë që do të quaja PUC PARAUSHTARAK, të ngjashëm me dhunën e armatosur që u vendos në Myanmar, pak javë më parë.Kjo ngjarje politike – me përfshirje të fortë kriminale, është një alarm që duhet të zgjojë urgjentisht nga gjumi strukturat e reja të drejtësisë dhe hetimit, të cilat duhet t’i përgjigjen këtij kërcënimi me mjete ligjore dhe me vendosmëri.

Unë i bëj thirrje Ambasadës Amerikane, pranisë së OSBE-së në Tiranë, Komisionit Europian, shërbimeve mike të Policisë dhe shërbimeve të tjera të Inteligjencës të ndërhyjnë në mënyrën më urgjente për të dekurajuar këtë strategji elektorale me bazë kriminale, që përfundimisht rrezikon të vrasë çdo shans për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri.

Unë inkurajoj të gjithë kandidatët që me përgjegjshmëri dhe me përkushtim të mbështesin qytetarët, të cilët kanë marrë kërcënime fizike – që t’i denoncojnë ato.

Unë ftoj kandidatët e ADR në të gjithë vendin që të marrin takime fizike në çdo familje, të lenë në dispozicion të tyre emrin dhe numrat e telefonit; të vendosim në shërbim të integritetit fizik dhe moral të qytetarëve çdo mjet dhe infrastrukturë tonën në qarqe, për të garantuar sa më mirë mbrojtjen e Demokracisë përmes ruajtjes së të drejtës së votës së lirë.

Në Elbasan u(e) sulmuan mbështetës të PD-së. Nesër dikush do të na sulmojë Ne. Pasnesër ndoshta e ka rradhën dikush tjetër…Të gjithë ata që aspirojnë për demokraci dhe sundim të ligjit duhet të bashkohen për të thënë të vërtetën, për të ndalur dhunën dhe instalimin e saj si sistem paraushtarak të bandave kriminale në vend…Edi Rama është sot lideri i tyre! Dhe më shumë se kaq!!!

SHKARKO APP