Dhuna në fakultet, administratori kërkesë Policisë: Gjeni përgjegjësit
Ermal Haxhiaj, administrator i Fakultetit të Ekonomisë, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Policisë së Tiranës, ku i kërkon të gjejë përgjegjësit e sherrit të ndodhur dy ditë më parë. Në shkresë kërkohet që autorët që dhunuan studentët të dalin përpara përgjegjësisë ligjore. Ndonëse problemi nisi brenda auditorëve, kur disa persona të huaj hynë teksa zhvillohej mësim, për të vijuar në sherr masiv jashtë godinës, policia nuk ka marrë asnjë veprim. Dëshmitarë të shumtë kanë parë të gjithë ngjarjen por sërish kjo nuk ka mjaftuar që policia të vihet në lëvizje dhe të gjejë autorët.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Qytetin Studenti, ku dy persona jo studentë, hynë brenda auditorit dhe u konfliktuan me studentët. Dekani Kule tregoi detaje mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ripërsërit apelin për satrukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal. Sipas tij, personat në fjalë nuk janë studentë të klasës dhe ka bërë thirrjen që askush të mos guxojë që të prekë studentët. Kule ripërsëri apelin për strukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal.
“Pasditen e së hënës gjatë zhvillimet të mësimit, një pedadoge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë. Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje. Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo por as jashtë në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë duhet të përgjigjem patjetër para ligjit. Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private. Ata nuk i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja. Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt t’i dhunojë ata”.
Një prej të afërmve të njërës prej studenteve që ishte e pranishme në sallën e leksionit në momentin që ndodhi ngjarja tha se kanë qenë vetë studentet që kanë denoncuar rastin në polici. Ata thanë se në asnjë moment nga as nga pedagogia apo polici privat nuk kanë pasur asnjë mbrojtje. Tre studentë nga Fakulteti i Ekonomikut kanë përfunduar në spitalin e Traumës në kryeqytet pas një incidenti të ndodhur në mjediset e këtij Fakulteti. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e së hënës. Dy persona nga jashtë kanë hyrë në një nga auditoret e Ekonomikut dhe janë konfliktuar me studentët për shkaqe ende të panjohura. Tre studentët ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Traumës.
Studentët dhe pedagogë u ngritën në protestë për sherrin që ndodhi me studentët e fakultetit të Ekonomisë. Para fakultetit u mblodhën studentë dhe pedagogë, të cilët kërkojnë që Policia të marrë masa ndaj akteve të tilla. Pedagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen, ndërsa iu drejtua policisë duke i thënë se autorët i ka te llotoja në Qytet Studenti. Në lidhje me ngjarjen nuk ka pasur asnjë denoncim apo kallëzim në polici por Dekani i këtij fakulteti ka telefonuar policinë, duke i vënë në dijeni për ngjarjen. Patrulla e policisë ka marrë dëshminë e atyre që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, por është bërë këqyrja e kamerave të sigurisë në sheshin “Demokracia”, aty ku ka ndodhur ngjarja.