Dhuna në Kukës/ Pritet masa për 23 të arrestuarit, forca të shumta policie në Gjykatën e Tiranës

23 të arrestuarit pas protestës së dhunshme në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit janë dërguar në Gjykatën e Tiranës. Forca të shumta policie janë rreshtuar para Gjykatës për të parandaluar ndonjë tension të mundshëm.

Masa e sigurisë për 23 të ndaluarit që akuzohen nga Prokuroria e Kukësit  si përgjegjës për dhunën në protestën e organizuar të shtunën në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës për mjetet qe kalojnë në këtë aks rrugor pritet të jepet sot në Gjykatën e Tiranës rreth orës 09.00.

Gjithashtu është ndaluar qarkullimi rrugor në atë aks, duke vështirësuar edhe rrugën për shkollë të nxënësve të “Pjetër Budit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër të Lanës, ndodhen disa qytetarë që protestojnë. “Lironi djemtë tanë,” dëgjohet të thonë ata.

Swiss Digital Mobile Reklama

forr

Burime nga Gjykata e Kukësit bënë me dije për “BalkanWeb” se shkak i transferimit të çështjes në kryeqytet është mungesa e kapaciteteve në Gjykatën e Kukësit.

“BalkanWeb” mësoi se dosja e personave të arrestuar ka mbërritur pranë Gjykatës që dy ditë më parë. Ndërkohë, 13 persona janë shpallur në kërkim.

Dhjetra qytetarë protestuan ditën e shtunë në shenjë kundërshtie për taksën prej 10 euro (vajtje-ardhje) që do të aplikohet në Rrugën e Kombit. Por gjatë protestës situata degjeneroi në konfrontime fizike me policinë.

Qytetarët hodhën gurë dhe nisën të shkatërronin pajisjet e koncensionarit, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës. Ndërkohë shumë prej protestuesve pretendojnë se janë dhunuar nga policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?