Dhuna në protesta, Çepani: Institucionet nuk kanë reflektuar. Tushi: T’ja vënë këmbët në një këpucë!
Këtë të premte në “ABC e Pasdites” të ftuar ishin sociologu Gëzim Tushi dhe aktivistja Edlira Çepani, të cilët biseduan rreth protestave të ditëve të fundit për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.
Sociologu Tushi tha se detyra kryesore e një polici është të bëj punonjësin social duke e bindur të respektojë ligjin.
“Një polic duhet të bëj punonjë social. Nuk them se duhet të shkojë në intitucionet tona të bëjnë punë sociale,por ta bindi qytetarin të respektojë ligjin. Është detyra e parë!”.
Ndërkohë Ermali ngre pyetjen “Me ikjen e ministrit gjithçka mbaron?”
Sikurse Tushi ashtu edhe Çepani nënvizuan se panë se nuk kanë një reflektim nga gabimi institucional dhe se ende nuk ka një analizë të ngjarjes.
“Dorëheqja në vetvete është një hap i parë, por në qoftë se ti e bën hapin dhe pastaj bën 10 hapa mbrapa duke bërë po të njëjtën dhunë, 5 minuta pasi pranohet dorëheqja, atëherë ti tregon që nuk ke reflektuar. Prandaj qytetarët janë të pakënaqur. Dhuna ishte e përshkallëzuar se nuk ka reflektim nga gabimi institucional që u bë dhe është bërë në mënyrë të përshkallëzuar”, tha Edlira Çepani.
Sociologu shtoi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë për të reaguar ndaj kujtdo që ka funksione politike.
“Qytetarët duhet të reagojnë dhe t’ja vënë këmbët në një këpucë kushdo qoftë ai, në çfarëdo funksioni politik. Nuk kanë pse të kenë frikë qytetarët nga ata që janë në fuksnione të ndryshme deri në majën më të lartë”.