Dhuna në protestën e PD, procedohen në gjendje të lirë 15 persona

Policia e shtetit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 15 persona të cilët morën pjesë dje në protestën e opozitës.

Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 15 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë, raporton shqiptarja.

Sipas bluve ata janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestës si dhe goditje për shkak të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga incidentet e djeshme në protestën e opozitë mbetën të lënduar 11 efektiv policie dhe tre qytetarë që pas ndihmës mjeksore janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?