Dhuna në Shtëpinë e Foshnjes Durrës, reagon ministri Klosi

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka reaguar sot lidhur me rastin e dhunës në Shtëpinë e Foshnjes Durrës. Ministria, vlerëson si tejet të rëndë e të patolerueshëm rastin e denoncuar në media. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, prej momentit të shfaqjes së pamjeve në media, urdhëroi marrjen e të gjitha masave për zbardhur në mënyrë të plotë ngjarjen  dhe ndëshkimin e të gjithë personave përgjegjës.

Dhuna e ushtruar ndaj një fëmije në Shtëpinë e Foshnjes Durrës, përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të fëmijës,  të sanksionuara në Kushtetutë dhe në Ligjin e Mbrojtes së të Drejtave të Fëmijës. Sikundër përbën shkelje edhe të Standarteve të Qendrës së Përkujdesit dhe e Kodit të Sjelljes së punonjësit në këto institucione.

 Pushimi nga puna nga Bashkia Durrës i punonjëses Dafina Fama që ka shkaktuar dhunën dhe çuarja e saj për ndjekje penale nga policia e prokuroria, janë vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së plotë të këtij rasti të rëndë dhe identifikimit të të gjitha përgjegjësive të drejtueses dhe stafit të këtij institucioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi, urdhëroi menjëherë ngritjen e një grupi kontrrolli, i drejtuar nga Nëndrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, i cili po kryen kontroll në këtë Qendër për të analizuar  në thellësi rastin e ndodhur të dhunës, për të identifikuar qartë përgjegjësitë,  jo vetëm të punonjëses së përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, por edhe të stafit të qendrës e drejtueses së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i është drejtuar Bashkisë Durrës, me kërkesën e  largimit gjithashtu të drejtoreshës së Shtëpisë së Foshnjes në Durrës, për përgjegjësinë e menaxhimit dhe drejtimit të stafit, si dhe përgjegjësinë për mirëqënien dhe sigurinë e femijëve.

Nga rasti i dhunës në Shtëpinë e Foshnjes Shkodër, prej korrikut të 2015, MMRS ka marrë masa për parandalimin e rasteve të tilla përmes testimit të punonjësve për njohuritë, si dhe për standartet, ku njëri prej elementeve ka te bëjë me parandalimin e dhunës.

Duke dënuar ashpër rastin e dhunës në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës, Ministri Blendi Klosi garanton se do të vijojë puna për parandalimin e cdo rasti të ngjashëm dhe rikonfirmon tolerancën zero ndaj cdo keqtrajtimi apo abuzimi të fëmijëve, veçanërisht atyre në Qëndrat e përkujdesit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?