Dhuna u shkaktua nga mjete të forta, policia jep detaje për vdekjen e të moshuarve në Dropull

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën të pajetë. Në trupat e tyre, sipas policisë janë shkaktuar shenja dhune, të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në fshatin Bodrisht.

Dropull/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?