Dhunë barbare ndaj të miturit, pezullohet polici
Dhuna barbare ndaj një të mituri nga efektivi i Policisë së Shtetit, u bë menjëherë virale dhe reagimet janë të shumta.
Është pezulluar nga mbrëmjen e djeshme punonjësi i policisë G.N, që dhunoi të miturin të kodrat e liqenit artificial.
Pritet që Drejtoria e Standardeve Profesionale do grumbulloje të gjitha provat dhe në fund të hetimit jepet masa disiplinore sipas shkallës së shkeljes. Veprimet e të gjithë policëve po analizohen nga drejtoria e standardeve profesionale.