Dhunë fizike e seksuale ndaj ish-gruas, dëbohet nga Zvicra imami shqiptar
Fehim Dragusha është Imami shqiptar që do të largohet nga Zvicra, pas dhjetë vitesh qëndrimi. Ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortes së tij nga Singapori.
Dragusha asnjëherë nuk e ka pranuar këtë vendim. Siç shkruan AlbInfo, ai është ankuar edhe në Gjykatën e Strasburgut. Imami ka thënë se do të dëshironte që dënimin ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë, por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.
Burri shkruan në rrjetet sociale:
Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lë Zvicrën derisa kjo çështje të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut. Për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”.
Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet.