Dhunë gruas në sy të fëmijëve, në pranga 49-vjeçari
Aktualitet E Martë, 3 Gusht 2021 01:01
Një tjetër denoncim për dhunë në familje. Policia e Lezhës, bën me dije se ka vënë në pranga 49-vjeçarin, Vitor Luca pasi ndaj tij ka padi për dhunë në familje.
Luca, dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, edhe në prani të fëmijëve.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

