Dhunë mes azilantëve, shqiptarët hidhen në sulm
Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në një qendër azilkërkuesish në Gjermani.
Bëhet fjalë për qendrën e azilkërkuesve Schneeberg në Erzgebirge.
Shqiptarët dhe eritreasit u përfshinë në një zënkë masive me thika, leva dhe copa mobiljesh.
Nga përplasja e dhunshme mbetën 13 persona të plagosur rëndë.
Për të shuar sherrin, ku u përfshinë mbi 80 persona, u angazhuan forca të shumta të policisë.
Sipas mediave, kjo qendër azilkërkuesish është bërë simbol i dhunës.
Para pak ditësh aty pati një sherr masiv mes sirianëve dhe irakenëve.
Ndërkohë në tetor shqiptarët sulmuan sërish një grup eritreasish dhe i plagosën rëndë.
Në këtë qendër ka 838 azilantë, shumica nga Shqipëria, Siria dhe Kosova.