Dhunë në familje dhe drejtim mjete i dehur, prangosen 3 persona në Sarandë e Vlorë

Policia ka arrestuar 3 shtetas për vepra penale të ndryshme në Vlorë dhe Sarandë.

Konkretisht është arrestuar Dh. P., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

D. R., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, për motive të dobëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

E. Sh., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas u kap në lagjen “Pavarësia” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?