Dhunimi i fëmijës në kopësht, Nëna: Shenjat i kishin mbuluar me pudër

Disa foto tregojnë dhunën e pretenduar ndaj një fëmijë rreth 2 vjeçe në një kopësht privat në periferi të Durrësit, e denoncuar të shtunën e kaluar,

Nëna e vajzës ia dërgoi redaksisë së Ora Neës, si provë ku bazon akuzat e ngritura, ndërsa rrëfen variantin e saj për rrjedhën e ngjarjeve.

“Kishte shenja gishtërinjsh në fytyrë dhe qafë. Ishte e lyer dhe me pudër dhe me krem”

Merita Selimi, thotë se reagimi i të bijës përballë një prej edukatoreve i vërtetoi dyshimet se ajo e kishte dhunuar.

”Goca sa e sheh i merret frym dhe dridhet”

Gruaja nga ana tjetër thotë se pronarët e kopështit privat i ofruan para për të mos denoncuar rastitn, pasi sipas saj punonjëset ishin të pasiguruar.

“Zotëria tha mos më denonconi se kam punëtoret e pasiguruara. Nxorri një 5 mijë lekësh por mami e refuzoi. I thashë unë do i bëj vizitë vajzës dhe nëse vërtetohet do bëj denoncimin.

Për ngjarjen Policia e Durrësit ka vënë nën hetim pronarin e Kopështit privat, i cili pas denoncimit tha në media mohoi dhunën, ndërsa paratë tha se ia kishte dhënë nënës për të mbuluar shpenzimet e kontrollit shëndetësor të fëmijës!

Ndërkohë zyrtarisht nuk ka asnjë të dhënë nësë kopështi privat është inspektuar pas denoncimit të rastit të dyshuar të dhunimit të fëmijës. /Ora News

Ora News - Dhunimi i fëmijës në kopësht, Nëna: Shenjat i kishin mbuluar me pudër

SHKARKO APP