Dhunimi i studentëve nga policia, Boçi “i freskon” kujtesën Ministrit

Dhuna e policisë ndaj studentëve në ambjentet e Fakulteteve dhe ndërhyrja e tyre shkaktoi debat mes deputetëve të opozitës dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Medias.

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i kujtoi Lleshaj një deklaratë publike  të bërë pas marrjes së detyrës si Ministër.

Boçi: Kur keni marrë detyrën si Ministër keni bërë një deklaratë publike që më ka bërë përshtypje. “Kur shihni një polic të dehur ai do të jem unë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lleshaj: Po.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boçi: “Dhe kur shihni një polic që rreth dikë ai jam unë”. Pyetja ime është: Ai polici atje jeni ju apo polici me emër?

Lleshaj: Ai polici nuk po rreh njeri.

Boçi: E ke aty që po rreh studentët.

Lleshaj: Policët janë përfshirë në një konfrontim.

Noka: Ministër mos na fyej, është gjë që duket publikisht.

Lleshaj: Noka më fyej as ti, ai studenti po e godet policin apo jo?

Noka: Jo, po i kërkon të largohet nga Universiteti dhe ai i gjuan.

Vokshi: E ka kapur për fyti dhe e ka rrahur Ministër.

Salianji: Studenti mund ta tejkalojë, edhe qytetari. Kurrësesi polici që është në shërbim të ligjit nuk mund ta tekalojë.Kurrësesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?