“Dhunohen nxënësit e shkollës në Peshkopi”, PD publikon fotot

Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për rastin e mësueses në Peshkopi, Fatbardha Miftari, i cila është detyruar  të transferohet në një zonë më të largët, nxënësit e shkollës “Said Najdeni” si shenjë revolte kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar kundër largimit të mësueses së tyre.

Raportohet se nxënësit e kësaj shkolle kanë rënë pre e dhunës  verbale dhe janë  kërcënuar  në kohën kur po protestonin kundër vendimit të transferimit . Roja i kësaj shkolle me urdhër të drejtorisë ka tentuar të godasë  nxënësit  e shkollës së mesme në Peshkopi.

Partia Demokratike  shprehet se me urdhër të qartë politik, si kërcënim për t’u bërë pjesë e PS, mësuesja e shkollës detyrohet, pa dëshirën e saj të japë mësim në fshatin Mustafë në Arrëz e të bëjë çdo ditë 5 orë udhëtim vajtje-ardhje. Për shkak të protestës, prindërit e nxënësve dhe mësuesit që i kanë mbështetur, janë kërcënuar me heqje nga puna.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe përse kërcënimet kanë qenë nga më të tmerrshmet për ju, për prindërit tuaj për heqje nga puna, për mësues që u janë dhënë vërejtje se ju keni dalë këtu për lirinë e fjalës. Ecni rrugën e drejtësisë”, tha mësuesja Fatbardha Miftari.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur shumë kërcënime me telefonata për heqjen e prindërve nga puna, apo kërcënime nga më të ndryshmet. Ne nuk do të ndalemi. Edhe përse ka kërcënime, ne do ta ccojmë këtë punë deri në fund”, tha një nga nxënësit protestues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?