Dhunohet biznesmeni tek Komuna e Parisit

Një biznesmen në Tiranë, është dhunuar në mënyrë barbare. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën ”Merdar Shtylla” në Komunën e Parisit, afër banesës së tij.

Biznesmeni me inicialet A.Z, që ka disa aktivitete në Tiranë si Fast Food-e dhe restorante është dhunuar keq nga 4-5 persona që i kanë zënë pritë afër shtëpisë së tij.

Sipas dëshmisë së tij, personat në fjalë kanë zbritur nga një makinë tip Golf dhe e kanë dhunuar pa shkak. Biznesmeni ka marrë plagë në trup e kokë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?