Dhunohet para selisë së PS administratori i Njësisë Administrative në Peqin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Njësinë Administrative Gjocaj, në Peqin, ku është dhunuar me mjete të forta administratori i i kësaj njësie.

Ngjarja ka ndodhur para selisë së PS, ku sipas policisë, është goditur 29-vjeçari B. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, për ngjarjen uniformat blu kanë shpallur në kërkim katër persona, si dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër.

Njoftimi i policisë:

Peqin

Goditën me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shpallen në kërkim 4 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.

Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin B. H., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

SHKARKO APP