Dhunohet zyrtari i IKMT-së, Meta del të jetë edhe kunati i Agasit

Një konfikt i rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Mësohet se Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit dhe kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë. Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve.

Konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Pas debatit fillestar, situata ka degraduar në dhunë fizike me tyta pistolete, brenda ambienteve të institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta është goditur nga Çela dhe persona të tjerë që e shoqëronin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar. Çela ka shkuar në zyrën e Afrim Qendros, ku ka kërkuar dorëheqjen. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga palët e përfshira, ndërsa pritet që rasti të hetohet nga organet kompetente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga /Ballkan Web/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?