Dhunoi avokatin në Durrës, Gjykata e Apelit liron nga qelia Edmond Vogën

Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj  Edmond Vogës. Mësohet se Apeli e ka lënë Vogën në arrest shtëpie duke e liruar nga qelia.

Voga u kap me armë pa leje si dhe akuzohet për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në 2018. Gjithashtu Voga është i njohur për shkak të njohjeve që kanë me prokurorin e Durrësit,  Arjan Ndoja i cili është akuzuar nga qeveria si një gjyqtar ”KÇK”.

Pas akuzave të Qeverisë, Ndojës iu bë edhe një atentat më 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ku ishte i shoqëruar nga Pëllumb Muharremi  (Rrumi) , por ai së bashku me mikun e tij arritën të shpëtojnë.

SHKARKO APP