Dhunoi bashkëjetuesen, 31-vjeçari e mbajti peng për një javë. 28-vjeçarja në spital me hematoma të shumta

Një 28 vjeçare përfundoi në spital me dëmtime të mëdha fizike ndërsa djali 31 vjeç u arrestua nga policia për dhunë dhe pengmarrje.

Ngjarja ndodhi në rrugën Frosina Plaku në kryeqytet. Një 28-vjeçare u dhunua dhe u mbajt peng për gati një javë nga bashkëjetuesi i saj, 31-vjeçari Geralt Guzholli.

Ai nën efektin e lëndëve narkotike dhunonte me shkopinj dhe sende të forta bashkëjetuesen e tij. Edhe më të rëndë e bën situatën fakti që për dhunën sistematike ishin në dijeni dhe të afërm dhe shokë të të riut të cilët nuk kallëzuan krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e dhunonte duke thyer mbi trupin e saj mobilie dhe e mbante të kyçur në banesë, pa i dhënë mundësinë të dilte të kërkonte ndihmë apo të komunikonte me dikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia arrestoi për ngjarjen edhe 4 persona të tjerë. Tre shokët e tij dhe burrin e motrës të cilët ishin në dijeni të kësaj dhune. Ajo ndodhet në spital me hematoma të shumta, por jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?