Dhunoi efektin e policisë jashtë detyre dhe i rrëmben armën, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi së bashku me një 33-vjeçar kanë dhunuar një efektiv policie jashtë detyrës mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se ata janë konfliktuar me efektivin e policisë dhe më pas e kanë dhunuar dhe i kanë marrë armën e shërbimit. 34-vjeçari është dorëzuar sot në polici ku ka dorëzuar edhe armën, ndërsa 33-vjeçari tjetër është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Foto Xhavella”, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një shtetas, (punonjës Policie jashtë shërbimit), i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?