Dhunoi gruan dhe tentoi të godasë me sëpatë djalin e mitur, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan
Një 49 vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.
Sipas njoftimit të bluve ngjarja u regjsitrua në fshatin Godolesh.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç”, njoftoi sot policia.
KOHA JONË SONDAZH

