Dhunoi gruan dhe tentoi të vetëvritej, arrestohet 50-vjeçari
Dhuna në familje godet sërish në Durrës. Një 50 vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale E.H 42 vjeçe e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, 50 vjeçari, shtetasi me inciale A.H tentoi të vetëvarej por që u shpëtua në kohë nga forcat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.