Dhunon dhe plagos me thikë një person, policia nuk reagon në Kavajë

Ish-kryeministri Sali Berisha publikuar në “Facebook” denoncimin e një qytetari i cili deklaron se një person ka plagosur me thikë dajën e tij dhe policia nuk ka reaguar.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, i plagosuri është identifikuar si Bensik Çelmeta ndërsa autori i plagosjes është Rizan Aliu.

Denoncuesi shprehet se ky i fundit është i përfshirë në aktivitete kriminale në Itali, si prostitucion dhe pasuri të tjera ilegale.

Postimi i Berishës

Qytetari goditet me thike ne Kavaje!
Narkopolicia asnje veprim.

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema
Jetoj në Gjermani dhe punoj si Mësues
Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thik nga një kriminel që quhet Rizan Aliu . I cili ka ushtruar ne itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje dhe një lokal pa leje ne kavaj .
Ju lutem shifeni vidjon dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e kavajes nuk ben asnje gjë . Personi esht par ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje./ Opinion.al

SHKARKO APP