Dhunon fizikisht e psikologjikisht të ëmën, arrestohet 41-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një person, i dyshuar për dhunë ndaj nënës së tij.

Uniformat blu kanë thënë se në pranga ka përfunduar F.A 41 vjec.

Njoftimi i policisë:

Berat

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin:

A., 41 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

SHKARKO APP