Dhunon të afërmin dhe i merr automjetin, arrestohet bashkë me një femër

Policia e Elbasanit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në lagjen “Haxhias”, ku një shtetas me iniciale B.M, ka dhunuar me sende të forta një shtetas tjetër me iniciale A.G, të njohur mes tyre. Policia thotë se pas dhunës së ushtruar, shtetasi B.M, i ka marrë automjetin dhe është larguar.

Pas kallëzimit në lidhje me këtë ngjarje, policia ka gjetur mjetin, ka shoqëruar shtetasin e dyshuar, bashkë me një femër.

“Kjo e fundit dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit, për të tërhequr kallëzimin. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj ngjarje. /ora news/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?