Dhunonte babain, arrestohet 37-vjeçari

 

Agjentë të sektorit të krimeve në Fier kanë arrestuar në orët e fundit një 37-vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.  Sipas një komunikate për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Erjon Stefa, banues në lagjen “Sheq i Vogël”.  Ndalimi i tij ka ardhur pas sinjalizimeve se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 68 vjeç.
Pas arrestimit materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Fierit për procedimin e mëtejshëm të 37-vjeçarit, nën akuzën e “dhunës në familje”.

SHKARKO APP