Dhunonte familjen, arrestohet 33-vjeçari

Agjentë të policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga në orët e fundit një 33-vjeçar, nën akuzën e dhunës në familje. Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka përfunduar shtetasi Denis Deda pas sinjalizimeve se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. 
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të 33-vjeçarit Deda, nën akuzën e “dhunës në familje”.

SHKARKO APP