Dhunonte të ëmën, arrestohet 57 vjeçari në Sarandë

Një 57 vjeçar është arrestuar në qytetin e Sarandës pasi dhunonte të ëmën.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale F.M, “ka ushtruar dhunë fizike si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes, ndaj nënës se tij”.

Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

SHKARKO APP