Dhunuan politikanin shqiptar në doganën e Malit të Zi, arrestohen dy policët

Dy policë janë vënë në pranga në Malin e Zi pas keqtrajtimit të Petraq Milos në pikën kufitare në Sukobinë, që lidh vendin me Shqipërinë. Lajmi është konfirmuar nga policia malazeze.

Arrestimi i zyrtarëve policorë u bë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria në Ulqin, ku thuhej se ata kishin kapur me forcë fytyrën e shtetasit shqiptar, Petraq Milo.

“Ata dyshohen për veprën penale të keqtrajtimit, që nënkupton përdorim të tepruar të forcës”, njoftoi Policia e Malit të Zi.

SHKARKO APP