Dhurata e Qeverisë për festat e Nentorit: Kazinotë peshqesh në qytete edhe dy vite!

 

Edi Rama pati premtuar publikisht e me të madhe  se kazinotë dhe lojërat e fatit do ti largonte nga qytetet e qëndrat e banuara, pasi po prodhojnë konflikte sociale e krime. Por dje në prag të festave Rama vendosi edhe për dy vite të tjera kazinotë dhe lojërat elektronike do të vazhdojnë të jenë brenda qendrave të banuara sikundër kanë operuar deri më tani.

Zhvendosja e tyre në periferitë e qyteteve do të ndodhë pas dhjetorit 2017.Kështu ka vendosur Komisioni i Ligjeve, që miratoi projektligjin e ri që rregullon veprimtarinë e këtij biznesi.

Relatori i projektligjit, deputeti Ulsi Manja kërkoi shtyrjen e afatit me një vit, por pas propozimit të deputetit të PDIU-së, Tahir Muhedini, u miratua shtyrja për dy vjet, me argumentin se kompanitë e lojërave të fatit janë kontribuues të rëndësishëm në buxhetin e shtetit

SHKARKO APP