Di Maio: Gabim historik është lënia e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së

Gabim historik e quan ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, lënien jashtë BE-së të Ballkanit Perëndimor, duke treguar edhe një herë mbështetje për përhapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për median italiane ” Il Piccolo”, i pyetur nëse do të ketë lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Di Maio u shpreh se një vit pas vendimit për të hapur negociatat, vonesat e mëtejshme do të ishin të papranueshme.

”Lënia e këtyre vendeve jashtë BE-së do të ishte një gabim me rëndësi historike, një miopi e pajustifikuar politike që do të favorizonte palët e treta jo domosdoshmërish të interesuara në integrimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian. Një viti nga vendimi për të hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën, vonesat e mëtejshme nuk janë të pranueshme. Në Bruksel javën e kaluar theksova se besueshmëria e të gjithë procesit të zgjerimit rrezikon të dëmtohet nëse nuk do të duhet ta zhbllokojmë këtë vendim dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur derisa të arrihet ky rezultat”, tha ministri italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?