Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak viziton nesër Beogradin dhe më pas Prishtinën

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Mirolsav Lajçak, do të nisë turin e parë të takimeve për vitin 2024. Të hënën e 29 janarit, Lajçak do të jetë në Beograd ku do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Një ditë më pas, të martën e 30 janarit, do të udhëtojë në Prishtinë. Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

SHKARKO APP