Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj të arrihet marrëveshja për planin e ri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shpreson se Kosova dhe Serbia do ta pranojnë planin e BE-së ku përshihet respektimi i marrëveshjes së Brukselit, ankes Marrëveshjes së Ohrit si dhe drafti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjatë qëndrimit të tij në Lozanë të Zvicrës, presidenti Macron pati një takim me studentët e Universitetit ku ka diskutuar edhe për tensionet në Kosovë.

“Tensionet janë qetësuar paksa tani. Shpresoj se drejtuesit e dy vendeve Kosovës e Serbisë ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve”. Macron ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?