Dialogu Kosovë-Serbi, Rama pas takimit me Macron: Jam palë
Pas takimit me Presidentin e Francës, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se Shqipëria është palë, dhe se ai nuk është personi i duhur për të ndërmjetësuar. ”Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar për dialogun Kosovë-Serbi sepse jam palë. Ky është një proces që u takon atyre që ta çojnë përpara. Mund të kemi qasje të ndryshme, e rëndësishme është që të artijmë tek qëllimi. Jam palë”,-tha Rama.