Dialogu për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Ndryshimi i sistemit dhe votimi me detyrim
Reforma Zgjedhore ka rinisur nga fillimi në grupin e dialogut mes PS dhe demokratëve të Rithemelimit, teksa mbetet jashtë lojës Lulzim Basha. Formatin që e riktheu në qendër të diskutimit me palën kundërshtare, Oerd Bylykbashi e vlerëson të drejtë.
“Sot raportet politike janë më drejtë. Të gjitha çështjet do të diskutohen aty pavarësisht nëse janë diskutuar më herët”. I mandatuari i Sali Berishës tregon se ambicia e opozitës shkon përtej kodit elektoral, teksa nënvizon nevojën për një sistem të ri zgjedhor.
Një propozim tjetër, i shprehur edhe më parë është detyrimi i qytetarëve për të votuar, përtej vullnetit personal të secilit. Nga mazhoranca nuk pati prononcime publike pas mbledhjes, ku 6 anëtarët e grupit të dialogut caktuan 4 ekspërtët të cilët do të përgatisin planin e punës.