Dialogu PS-Rithemelim, deputeti Korreshi tregon pikat kryesore që duhen ndryshuar

Deputeti i Rithemelimit, Saimir Korreshi flet për dialogun mes PS-së dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Korreshi tha se pas kësaj duhet të ketë një dakordësi edhe për Reformën Zgjedhore, ku sipas tij duhet të përfaqësohen shumica e deputetëve të opozitës. Deputeti renditi disa prej ndryshimeve që duhen bërë në ligjin zgjedhor duke theksuar rikthimin e koalicioneve.

”Shumica janë për lista të hapura, është një nga pikat kryesore. Ka disa pika të tjera, është rikthimi i koalicioneve. Duhet të ketë patjetër koalicion. Por edhe në rast se bëhen këto koalicione, secili duhet të ketë listat e veta.

Pjesa dërrmuese nuk është për një rajon si zonë zgjedhore. Ky komision e ka afatin deri më 21 mars. Nëse do ketë një dakordësi, besoj se nuk ka më dyshime se është vullnet parlamentar që shumica e deputetëve të kenë përfaqësimin e tyre. Unë shikoj çfarë duan njerëzit. Njerëzit duan rikthimin e koalicioneve që është gjëja më kryesore mendoj unë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?