Dialogu Turqi-Greqi dhe roli i Ramës, ministri i Jashtëm gjerman do të vizitojë…

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass, pritet që të vizitojë Turqinë, kjo për bisedime mbi konfliktin që vendi ka me Greqinë, për çështjen e kërkimeve në Mesdheun Lindor. Sipas mediave të huaja, Mas do të takojë homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu. Gjermania është përpjekur të ndërmjetësojë midis dy vendeve, pasi Maas ka vizituar dy herë vendin verën e kaluar.

Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet e tyre në 25 janar në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi të drejtat e kërkimeve. Athina akuzon Ankaranë për eksplorimin e rezervave të gazit në territorin detar që i përket Greqisë. Ndërsa nga ana tjetër Ankaraja thotë se territori i përket Turqisë.

Nga ana tjetër është folur dhe për një ndërmjetësim nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ka konfirmuar se ky i fundit ka propozuar që të takohet me homologun grek Nikos Dendias në Tiranë. Po ashtu është diskutuar dhe për një takim Erdogan-Mitsotakis, por si fillim me shumë mundësi do të jenë ministrat e jashtëm që do ulen në dialog këtë janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?