Diana Mile: Investime në infrastrukturë dhe turizëm

 

Kandidatja e LSI për Pogradecin: Zhvillim edhe për zonat e lëna në harresë

Një femër në krye të Bashkisë Pogradec. Diana Mile, me profesion arkitekte duket se i ka idetë e qarta: do të fillojë me projektet infrastrukturore, por pa harruar rëndësinë që ka turizmi si një prej sektorëve më potencialë për zhvillimin e kësaj zone. Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për bashkinë e re të Pogradecit ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera, ndërsa ka punuar në krah të disa prej arkitektëve më të mirë. Krahas angazhimit në këtë profesion, Mile nuk ka lënë jashtë as profilin akademik e aktualisht është pedagoge në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Tiranë. Po ashtu, ajo është edhe organizatore dhe udheheqëse e inisiativave të deritanishme në projekte për përmirësimin e hapësirave publike, mjedisit, turizmit, trashëgimisë kulturore, etj. eksperinca, të cilat do t’i vijojë edhe kur të zgjidhet kryetare bashkie. E duke e cilësaur si problemin kryesor, kandidatja e ASHE (Aleanca për Shiqërinë Evropiane) thotë se me projektet infrastrukturore do t’i tregojë banorëve të Pogradecit, Buçimasit, Udenishtit, Çëravës, Dardhasit, Velçanit, Trebishtit dhe Proptishtit se do të heqë diferëncën fshat-qytet. “Mendoj ta filloj me infrastrukturën, problemin kryesor, sipas meje për Pogradecin. Infrastruktura është një fjalë e përdorur shpesh në këto ditë fushate elektorale, por ajo do jetë hapi i parë i imi, i cili do ju tregojë gjithë banorëve të Pogradecit që ne po ecim në drejtimin e duhur. Të rregullosh rrugë që kalojnë në mes të qytetit, të lidhësh zona të ndryshme malore do të thotë që njerëzit të mos vuajnë më për t’u takuar mes tyre. Gjithçka do të bëhet për të hequr diferencën qytet-fshat, që gjithkush të ketë mundësi të kryejë punët e tij dhe t’i japim të gjithë frymë biznesit të vogël apo të madh. E të gjitha këto natyrshëm sjellin rritje të të ardhurave, mirëqenie dhe cilësi jetese. Pra, kur të kemi vënë në zbatim projektin e infrastrukturës do të na hapen rrugët për të vazhduar me projekte të tjera po kaq të rëndësishme për jetën e qytetarëve”, thotë Mile. E për të treguar se programi për të shkuar në drejtimin e duhur është hartuar në detaje, kandidatja e LSI bën me dije se ndërhyrja e parë dhe tepër e rëndësishme është ajo e Unazës së Qytetit, për të cilën është gati projekti dhe financimi i premtuar nga vetë kryeministri i vendit, Edi  Rama. “Përmirësimi i infrastrukturës do të prekë dhe unifikimin e fasadave në të gjithë qytetin, gjë që do sjellë një imazh të ri për syrin e çdo njërit nga ne. Sidomos do të kujdesem që godinat e shkollave, kopshteve dhe institucioneve ku ofrohen shërbime ndaj banorëve, të kenë pamje sa më dinjitoze, por edhe rrugët që i lidhin këto ndërtesa të jenë sa më të rregullta estetikisht. Hapësirat publike do të luajnë rolin e tyre në arritjen e projektit për ndërhyrjet në infrastrukturë. Çdo hapësirë e zënë padrejtësisht u takon banorëve dhe do të jetë në shërbim të tyre”, thotë Mile. Duke u ndalur te  turzimi, kandidatja e ASHE-së thekson se do të bëhet e mundur që ky sektor të shtrihet në gjithë territorin e bashkisë dhe në 4 stinët e vitit. “Turizmi është një nga shtyllat kryesore të programit që unë do të realizoj. Ai do të ketë mbështetje maksimale dhe gjithë vëmendjen time. Tashmë Pogradeci e ka një turizëm, por të kufizuar kryesisht në stinën e verës dhe është aktiv vetëm në hotelet dhe lokalet buzë liqenit. Unë dhe stafi im do të punojmë për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit katër-stinor. Ne do të kujdesemi për shtrirjen e tij në gjithë territorin. Ç’ka do të thotë që turistët të kenë më shumë destinacione turistike. Bashkë me kënaqësinë që të japin Liqenet e Bishnicës apo Ura e Golikut kur i viziton, ne do të sjellim zhvillim e mirëqenie të zonave të Mokrës, zona këto të lëna në harresë”, shton Mile. Pavrësisht se infrastruktura dhe turizmi janë dy sektorët kryesorë në programin e kanidades së majtë për Pogradecin, ajo shton se nuk do të lihen jashtë vëmendjes edhe promovimi i vlerave kulturore dhe kulinarisë. Po ashtu, do të ketë investime në sektorin bujqësor, por edhe në sport e projktet për të rinjtë.

 

CV E DIANA MILE

UNIVERSITETI

Tetor 2014 – Vazhdim Universiteti POLIS

Master profesional për “Landscape and Urban Desing”

08 Prill 2002 Diplomuar me titullin ”Arkitekte”

Tema e Diplomës “Qëndër polifunksionale” nën udhëheqjen e ark.Petri ILO, vlerësuar me notën

max 10 (dhjetë).

Tetor 1996 – Maj 2001 Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë, Shqipëri

Dega Arkitekture(profili arkitekte)

Nota mesatare 9.3(nëntë pik tre)

SHKOLLA

Shtator 1992 – Korrik 1996 Shkolla e Mesme, “Muharrem Çollaku”

Pogradec, Shqipëri

EKSPERIENCA PROFESIONALE

Shtator 2014 – Vazhdim Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës,  Pedagoge e Departamentit të Arkitekturës, Tiranë, Shqipëri

Duke filluar nga Tetor 2008 Arkitekte e lire

• Planifikim Urban:

Plane rregulluese, masterpane, studime

• Projektim dhe ndjekje punimesh:

Objektesh civile, turistike, social-kulturore, interiere, pejsazhi, etj

Maj 2006 – Shtator 2008 Studio “Euro Tirana-Studio”,Tiranë, Shqipëri

Shoqeria e Ndërtimit “Erjoni” sh.p.k

Arkitekte

Mars 2006 – Prill 2006 “2K Group” sh.p.k Tiranë, Shqipëri

Arkitekte

Dhjetor 2003 – Shkurt 2006 Bashkia Pogradec, Pogradec, Shqiperi

Drejtore e Drejtorisë së Urbanistikës të Bashkisë

Gusht 2002 – Mars 2003 Bashkëpunim me ark. Pirro Thomo,

Selanik, Greqi

Arkitekte

• Restaurim i ndërtimeve neoklasike

ANGAZHIME TE TJERA PROFESIONALE

Duke filluar nga Janar 2012 Shoqata ”Shtëpia e Gjelbër”,

Pogradec, Shqipëri

Themeluese, kryetare e OJF-së

Organizatore dhe udhëheqëse e iniciativave të deritanishme në projekte për përmirësimin e hapësirave publike, mjedisit, turizmit, trashëgimisë kulturore, etj.

Gusht 2009 – Maj 2010 Universiteti i Korçës

Shtator 2006 – Tetor 2007 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,

TRAJNIME DHE KUALIFIKIME TË TJERA

19 Dhjetor 2011 Liçensë për projektim, nga Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Tiranë, Nr: A.1079

Korrik 2008 Pjesëmarrëse në Kongresin e XXIII-të Botëror të UIA-së Torino 2008, Itali

Shtator 2001- Maj 2002 Universiteti Aristoteli, Fakulteti i Filologjisë, Selanik, Greqi

 

Dega gjuha e sotme greke

Diplomë e gjuhës greke

Duke filluar nga 2001 Pjesëmarrëse në trajnime, seminare, apo grupe

pune në fushën e arkitekturës, planifikimit urban,

legjislacionit urban, mjedisit, turizmit,

trashegimisë kulturore, artit e shumë të tjera.

 

AKTIVITETE TË TJERA

Njohuritë gjuhësore Shqip Gjuha mëmë

Anglisht Shumë mirë

Italisht Shumë mirë

Frëngjisht Mirë

Greqisht Rrjedhshëm (diplomë)

Njohuritë IT-së Paketa Office Shkëlqyeshëm

Internet Shkëlqyeshëm

Autocad Shkëlqyeshëm

Artlantis Shkëlqyeshëm

Photoshop Shumë mirë

Studio max, ilustrator etj Mirë

Hobit/ aktivitetet/ interesat Matematika, natyra, estetika, arti,

fotografia, muzika, leximi, sporti, gatimi, udhëtimet

 

SHKARKO APP