Diaspora, promovim Shqipërisë në Kanada
“Ruajtjen e gjuhës shqipe, promovimin e Shqipërisë dhe vlerave shqiptare në Kanada janë prioritet i komunitetit shqiptaro-kanadez në Vankuver”, u shpreh sot ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko. “Në Vankuver jeton një komunitet vital shqiptaro-kanadez që punon me përkushtim për ruajtjen e gjuhës shqipe, promovimin e Shqipërisë dhe vlerave shqiptare”, shprehet ai. Gjatë takimit miqësor, ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça shprehet se ka bashkëbiseduar për këto e tema që preokupojnë Diasporën shqiptare në Kanada.