Diaspora shqiptare ndjek e shqetësuar situatën politike në Shqipëri, ja kërkesat për Parlamentin Evropian
Gjithçka ndodh në Shqipëri po shihet me mjaft shqetësim edhe nga diaspora shqiptare.
Në fakt grupimi më i ri i krijuar nga bashkëatdhetarët tanë, “Lëvizja për Shqipërinë e Lirë”, ka nisur betejën e parë nëpërmjet shqetësimeve të ngritura në instancat më të larta europiane.
Që nga shembja e Teatrit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, rreziku i demokracisë, shkatërrimi i drejtësisë, reforma zgjedhore dhe të drejtat e diasporës shqiptare, janë çështje që kanë zënë vend në shkresat drejtuar Parlamentit Europian apo edhe Kryetarit të Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE- Shqipëri (KPSA) të Parlamentit Evropian.
Kërkesat janë të qarta për institucionet ndërkombëtare.
· Që Parlamenti Evropian dhe Bashkimi Evropian të veprojë efektivisht në Shqipëri përtej Tëitter-diplomacisë. Ne kërkojmë me ngulm që ju të bëni përgjegjëse qeverin shqiptare për dhjetra shkelje të normave të demokracisë në vend.
· Për ndihmen dhe mbeshtetjen kundrejt mbrojtjes se trashegimive kulturore dhe ruajten e shtetit ligjor ne Shqiperi, një vend i cili synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe që përfiton nga fondet e BE. Aktivistët e shoqërisë civile të cilët janë bastioni i fundit i demokracisë në vend të dëgjohen dhe të mbështeten vazhdimisht.
· Për Parlamentin Evropian dhe veçanërisht përfaqësuesve evropiane në Shqipëri të reagojnë me forcë kundra dhunës sistematike, kufizimit të të drejtave thelbësore dhe autokracinë politike në Shqipëri
· Ne i bëjmë thirrje Parlamentit Evropian të mbështesë fuqishëm demokracinë dhe të drejtat themelore në Shqipëri.
/Ora News