Diaspora voton në zgjedhjet e 2025, ministri Hasani: Një moment historik për demokracinë shqiptare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i pranishëm në Samitin e V të Gruas Shqiptare të Diasporës, vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së grave të diasporës në procesin zgjedhor të ardhshëm. ”Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese, por dhe një kërkesë të vazhdueshme nga diaspora jonë. Vota e diasporës është një moment historik dhe një “borxh” që u kthehet shqiptarëve që jetojnë jashtë”,-tha Hasani.

SHKARKO APP