”Diaspora zgjedh atdheun”, PD njofton takimin me emigrantët në Londër. Pjesë edhe Berisha
Partia Demokratike i përgjigjet njëjtë Partisë Socialiste. U tha se Rama do të vizitojë Londrën për një takim me emigrantët atje, por edhe PD ka bërë të njëjtën gjë.
Në 17 nëntor, zyrtarë të PD do të takohen me diasporën dhe do të kenë lidhje direkte me Sali Berishën.
”Shqipëria është në udhëkryq politik, largimi masiv i popullatës e ka kthyer diasporën në faktor vendimtar të ndryshimit. Koha për t’i dalë zot Atdheut. Me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike (nëpërmjet Web), Dr. Sali Berisha dhe prezencës fizike të znj. Floriana Garo (kryesia e PD), z. Besart Xhaferri ( kryetar i FRPD), z. Alfred Lela (Drejtor Komunikimi në PD)”, njofton Partia Demokratike.