Dibër, 33-vjeçari vdes në spital pas plagosjes me thikë
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 10:55
Një 33-vjeçar në Dibër humbi jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Peshkopisë pas plagosjes me thikë.
Viktima I.Zogu nga fshati Arras u godit me thikë nga persona të paidentifikuar.
Ai kishte marrë plagë në këmbë dhe pjesën e përparme të barkut.
I.Zogu ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të Peshkopisë.
Policia e Dibrës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të plagosjes.
KOHA JONË SONDAZH

