Dibër, aktivitet sensibilizues mbi trafikimin e qenieve njerëzore
Në shkollën 9-vjeçare, në Njësinë Administrative Maqellarë, nga drejtuesit e shkollës dhe nxënësit u organizua një aktivitet me moton “Stop trafikimit të qenieve njerëzore”. Përmes diskutimeve dhe pikturave të bëra nga nxënësit e kësaj shkolle u paraqitën format me të cilat dukuria shfaqet, si dhe pasojat me të cilat përballen viktimat.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin drejtues dhe punonjës të Postës Policore të Maqellarës, të cilët u shprehen se, “trafikimi i qenieve njerëzore është një kërcënim shumëdimensional, mjaft i rrezikshëm, që nënkupton rekrutimin, transportimin, transferimin e personave me anë të kanosjes, përdorimit të forcës apo me anë të formave të tjera, shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, keqpërdorimit të pushtetit etj”.
Dëmet e paevitueshme që pësojmë nga kjo dukuri pasqyrohen në funksionet thelbësore të jetës, ndaj punonjësit e Postës Policore të Maqellarës në fund të këtij aktiviteti ju bën apel të rinjve të mos heshtin para skllavërisë, por të raportojnë dhe kërkojnë ndihmën e policisë nëpërmjet numrit të telefonit 112.