Dibër, mbetjet spitalore hidhen në rrugën nacionale (FOTO)
Mediet sociale po flasin për një ngjarje të rëndë. E gjithë rruga nacionale nga qyteti i Peshkopisë e deri në Maqellarë është e ”pushtuar” nga mbetje të ndryshme, duke filluar nga mbetjet inerte tek ato spitalore. Ajo që e bën shumë shqetësues këtë problem është hedhja e mbeturinave spitalore po në të njëjtin vend me mbetje.
Ka një procedurë dhe fond të veçantë për asgjësimin e mbetjeve spitalore, në Dibër ato hidhen në ambient të hapur duke u bërë një rrezik i madh për banorët. Këta të fundit thonë se mbeturinat nuk pastrohen në zonat urbane, ndërsa rruga nacionale është totalisht e braktisur në këtë drejtim. Ata ngrejnë alarmin për mbetjet spitalore të cilat rrezikojnë fëmijët nëse i prekin ato.
“Ata janë problem për të gjithë. I hedhin makinat që bëjnë lëvizje nga qyteti në fshatrta këtej. Është problem se mund t’i preki ndonjë fëmijë”,-shprehet një banorë i zonë. “Shumë është problem po s’kemi çfarë të bëjmë. S’ka kush i pastron. nuk kemi kazan. Kshu është kurdis kështu do mbarojë”,-shton një banor tjetër.