Dibër, mjeku rrëshqet në akull, pëson fraktura të rënda, përfundon tek Trauma

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë janë kthyer në një problem për këdo për shkak të prezencës së madhe të akullit.

Qytetarët janë ankuar prej ditësh për neglizhencën e Bashkisë Dibër pasi akulli po iu rrezikon jetën. Madje një prej atyre që e kanë pësuar keq nga akulli është edhe një mjek i përgjithshëm në spitalin Rajonal Dibër.

Ai është rrëzuar në akull teksa shkonte në punë ku dhe ka pësuar fraktura të rënda. Mjeku në fjalë është dërguar në Spitalin e traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specializuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?