Dibër, Operacioni “Transportuesi”, arrestohen 5 persona

 

5 persona në Dibër janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëvë narkotike brenda vendit. Gjatë Operacionit Transportuesi” policia ka sekuestruar rreth 1 kg kanabis sativa së bashku me armën e zjarrit pistoletë, automjetin tip Ford Focus me targa AA 245 IE, si dhe 6 telefona celularë të markave të ndryshme.
Policia bën me dije emrat e të arrestuarve dhe si dhe inicialet e shtetasit në kërkim N.L.

1-Artur Dërvishi 36 vjeç banues në fshatin Krajkë Bulqizë

2-Astrit Kurti 26 vjeç banues në Shupenzë Bulqizë

3-Vladi Sinani 25 vjeç banues në Shupenzë Bulqizë

4-Gëzim Lleshi 23 vjeç banues në Shupenzë Dibër

5-K.L 16 vjeç banues në Sopot Bulqizë.

Për arsye hetimi policia nuk ka bërë me dije detaje të tjera.

SHKARKO APP